Lajmet e fundit

Një burrë ka shpërndarë disa këshilla se si të dallosh nëse partneri ose partnerja po ju tradhton.
29 vjeçari që ka dashur të mbetet anonim, ka treguar për mënyrat se si të vësh re nëse gruaja ose burri juaj po tregohet i pabesë.
Blogeri, i cili e ka përshkruar veten si “njeri pragmatik”, ka shpjeguar se pavarësisht që nuk ishte asnjëherë i martuar, ai ka jetuar me ish të dashurën e tij dhe ishte pothuajse sikur të martuar.
Në maje të listës së gjërave që mund t’i bëjë një partner i pabesë, sipas tij është mosinteresimi për seks.
Ai më pas ka shkruar se e dashura e tij pasi filloi ta tradhtoi e përdorte tepër shumë telefonin.
Burri i tradhtuar ka treguar se si filloi ta vë re se ajo po e tradhton.
“Fillova të jem më i vëmendshëm. Një ditë me qëllim fillova një debat duke e ditur që ajo do ikte, por dëshiroja të dija se ku po shkonte ajo”.
“Sigurisht, që ajo shkoi tek ai – dhe unë e ndoqa me vetura”.
“Unë e thirra në telefon dhe e pyeta se ku është, ajo më gënjeu që është tek nëna e saj. Në atë moment u sigurova që ajo po më tradhtonte”.
Postimi i bërë në blogun e tij ka arritur që të lexohet më shumë se 62 mijë herë.