Lajmet e fundit
Andrw Pulsipher, një burrë i diagnostifikuar si HIV pozitiv, ka publikuar një foto bashkë me familjen, të cilët, përkundër tij, janë të gjithë HIV negativ.

Andrew Pulsipher ka postuar një fotografi në Facebook me gruan dhe tre fëmijët e tij, deri këtu asgjë e jashtëzakonshme.
Por, fotoja vetëm gjatë vikendit u shpërnda 12 mijë herë. Pse?
Sepse 33 vjeçari Andrew, është HIV pozitiv, përderisa gruaja Victoria dhe tre fëmijët janë HIV negativ, transmeton Klan Kosova.
Amerikani tha se e postoi fotografinë me qëllim që ta vetëdijesojë opinionin publik mbi sëmundjen, por edhe për të rrëzuar dogmën që qëndron përrreth saj.
Ai ka qenë HIV pozitiv qysh nga lindja – prindërit e tij, që të dy, kanë vdekur nga sëmundja e AIDS-it./Klan Kosova.