Lajmet e fundit

Studiuesit i kanë analizuar të dhënat e më shumë se 7500 grave dhe burrave të martuar të moshës mbi 50 vjeçare.
Në fund, kanë zbuluar se burrat ishin më të prirur për të vdekur nga zemra e thyer.
Burrat të cilët ishin të vejë për më shumë se dy vjet, ishin 35% më të prirur për të vdekur, se sa burrat gratë e të cilëve ishin ende gjallë.
Nga studimi, po ashtu është konstatuar burrat e divorcuar, për 59% i kanë shanset më të mëdha për të vdekur.
Ndërsa, është krejt e kundërta për gratë. Divorci apo vdekja e bashkëshortit, nuk ndikon në jetëgjatësinë e grave, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Studiuesit e Universitetit të Majamit, kanë thënë se divorci për shkaqe e ekonomike, ka pasoja të pashlyeshme në shëndetin e burrit.
