Lajmet e fundit

Burrat i marrin ndarjet më lehtë se gratë? Epo, ky mund të jetë një mit, pasi që studimet shkencore thonë krejt diçka tjetër.
Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara, ka analizuar efektet e divorcit te 2000 burra dhe gra.
Paul Costa Junior dhe studiuesit e tij kanë marrë në pyetje respodentët për personalitetin e tyre në të katërdhjetat, dhe më pas kanë diskutuar me ta sërish nëntë vjet më vonë.
Përderisa gratë kishin treguar përparime në jetë pas ndarjes, burrat e divorcuar ishin më të pandërgjegjshëm dhe emocionalisht të paqëndrueshëm, dhe e shihnin ndarjen si demoralizuese.
Një studim tjetër me 5705 pjesëmarrës në më shumë se 96 vende të botës, i kryer nga Binghamton University, kishte zbuluar se burrat e ndiejnë dhimbjen e humbjes së një lidhjeje, për një periudhë më të gjatë se gratë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.