14.04.2019 · përditësuar para 2646 dite1 min lexim
Zakonet e burrave britanikë rreth të brendshme janë goxha të çuditshme.
Një studim i ri zbuloi se burrat në Britani, mbajnë veshur të brendshmet e tyre pa marrë parasysh se në çfarë gjendje janë ato.
Shifrat kanë treguar se një në tre burra, mbajnë të njëjtat të brendshme për dy ditë para se t’i hedhin për t’u pastruar, transmeton Klan Kosova.
Anketa zbuloi gjithashtu se me shumë se 80% e meshkujve veshin të brendshme me vrima në to. Dhe pothuajse gjysma nuk mund ta mbajnë në mend herën e fundit që kanë blerë një palë.
Sondazhi mbarëkombëtar i dy mijë burrave konfirmoi se beqarët mbajnë të brendshmet për dy vjet më gjatë se ata që janë në një marrëdhënie.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.