Lajmet e fundit

Pas një forme shumë të mirë që ka kaluar, me disa fitore të rëndësishme, lideri i Premier League është ndalur me barazim.
Është skuadra e Burnley që ka arritur ta ndalë Chelsean e Antonio Conte, më një barazim 1:1, transmeton Klan Kosova.
Pedro me golin e minutës së shtatë kaloi mysafirët në epërsi, për të treguar kështu se do ta kenë të lehtë t’i marrin tre pikët e radhës.
Por nuk u doli kështu. Ka qenë Robert Brady që barazoi rezultati 16 minuta më pas, rezultat me të cilin është përmbyllur takimi.
Pas 25 xhirove, Chelsea mbetet lider në ishull me dhjetë pikë përpara, Tottenham dhe Arsenal si përcjellësit më të afërt.