Lajmet e fundit

Klubi anglez, Burnley e ka shkarkuar trajnerin më jetëgjatë në histori të klubit, Sean Dyche.
Dyche, i njohur një vakt edhe si Mourinho Xhenxhefil, kishte dhjetë vjet që ishte në krye të Burnleyt të cilin e kishte ngritur në elitën e futbollit anglez.
"Klubi futbollistik Burnley mund ta konfirmojë që i ka ndarë rrugët me menaxherin, Sean Dyche, asistent-menaxherin Ian Woanin , tarjnerin e ekipit të parë, Steve Stone, dhe trajnerin e portierëve, Billy Mercer", thueht në njoftimin e klubit.
Shkarkimi i tij vjen tetë ndeshje para përfundimit të kampionatit në Angli ku Burnley ka vetëm 24 pikë në pozitën e 18-të, vend ky që e rrëzon nga liga elitare angleze.