75 milionët e programit IPA do të jenë ndihmesë për sektorin e energjisë.
Kështu është shprehur, Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore – INDEP.
“Jemi me fat që janë ndarë këto mjete për efiçiencë të energjisë. Nuk mjaftojnë, por do ta ndihmojnë shumë sektorin pasi që dihet që rryma tek ne konsumohet më së shumti për ngrohje”, është shprehur Ejupi në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
Ai ka folur lidhur me subvencionim e faturave për qytetarët që kursejnë energjinë, por që ka shtuar se një praktikë tjetër është më e vlefshme.
“Është subvencionimi me gjashtë milionë në pajisje efiçiente, sepse ato subvencionime nuk janë bërë për një muaj, por minimum pesë vjet. Qeveria ka qenë më mirë që ato 75 milionë për subvencionim të faturave, t'i bëjë për pajisje efiçiente”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=EwfI3Ko1vXY&t=2s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.