Lajmet e fundit

Gjykata në Fier ka vendosur masën “arrest me burg” për 37- vjeçarin, i cili tre ditë më parë vrau babanë e tij në Greshicë të Mallakastrës.
Seanca gjyqësore që drejtohej nga gjyqtarja Sonila Hoxha zgjati fare pak, ndërsa autori përfaqësohej nga një avokat i caktuar.
Pas caktimit të masës avokati i tij bëri të ditur se 37-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.
“Cfarë u bë, u bë?”, ka thënë 37-vjeçari duke pranuar krimin e rëndë.
Gjatë seancës sotme nuk merrte pjesë asnjë prej familjarëve të tij. Mariglen Muhametaj vrau babanë e tij me mjete të forta pasi ai i kërkonte që të gjente një punë.
37-vjeçari u shoqërua në ambientet e gjykatë me forca të policisë dhe në një seancë që zgjati vetëm pak minuta, gjyqtarja Sonila Hoxha pranoi kërkesën e prokurorisë për të caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg"./Tv Klan/