Hyseni Peqani, por që njihet me nofkën e tij karakteristike si Burdushi, e që vetëquhet mjek popullor ka shtrirë fushëveprimin e tij edhe në analizimin dhe parashikimin e ngjarjeve politike.
Burdushi, që merret me parashikimin e fateve individuale, tash është zgjeruar edhe në parashikime të fateve kolektive.
Politika kosovar – sidomos situata e kohëve të fundit – s’ka mundur dot t’i ikë thumbit vrojtues të Burdushit, i cili ka dhënë një koment interesant për situatën politike, por që përshkrimin e ka pasuruar me referenca gastronomike dhe meteorologjike.
“Besoj se së shpejti do kemi gatime të ndryshme, gjella politike, skanime e devijime politike. Deri muajin 6/9 shihen shumë mjegulla edhe do ketë ndryshime skena politike ketë vit”, ka pohuar Burdushi në një përgjigje të tij në Facebook për gazetarin e Klan Kosovës, Milot Hasimja.
Burdushi ka përmendur edhe një pako katërpikëshe për Kosovën nga BE-ja e SHBA-ja.
“Besoj ato katër pika; një kuti qe është dhënë urdhër nga BE dhe USA duhet zbatuar. Besoj qe kjo qeveri do ndryshoj”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.