‘’Buqetë me nota shpirti’’ nga Elvana Gjata (VIDEO) | Klan Kosova
ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Kulturë
‘’Buqetë me nota shpirti’’ nga Elvana Gjata (VIDEO)
Në këtë projekt të saj, Elvana Gjata bëri të ditur se ka bashkëpunuar me tekstshkruesin, Pirro Çako, të cilin mes tjerash në një publikim të saj, ajo e falënderon për këtë krijimtari.
18.04.2021 · përditësuar para 1905 dite1 min lexim
Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, ka befasuar edhe këtë herë me artin e saj në muzikë, duke sjellë ''Çelu'', albumin e saj më të ri, të lansuar së fundi.
Pjesë e këtij albumi janë disa këngë, gjashtë prej të cilave janë të shoqëruara me videoklipe, njofton Klan Kosova.
Shumë nga këngët e saj janë të llojit baladë, që kohëve të fundit është bërë edhe zhanri më i preferuar i Elvana Gjatës në muzikë.
Më poshtë mund të gjeni të listuara në klipe këngët: ''Kunadhe'', ''A po vjen'', ''Kur jemi dasht'', ''Jeta ime'', ''Mos u ngut'' dhe ''Drandofilat''.
https://www.youtube.com/watch?v=dQvOO4gMqKw
https://www.youtube.com/watch?v=B8EJEi4L8gI
Në këtë projekt të saj, Elvana Gjata bëri të ditur se ka bashkëpunuar me tekstshkruesin, Pirro Çako, të cilin mes tjerash në një publikim të saj, ajo e falënderon për këtë krijimtari.
''Të falenderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqete me nota shpirti!'', shprehet Elvana Gjata në dedikimin e saj ndaj këngëtarit, Pirro Çakos.
https://www.youtube.com/watch?v=5zFVeVCo1AM
https://www.youtube.com/watch?v=p3ntmmXjjMc
https://www.youtube.com/watch?v=kWkJsiKmcA0
https://www.youtube.com/watch?v=JR4WWthuX9U
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.