Lajmet e fundit

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki është deklaruar menjëherë pas disfatës nga Ukraina 3:0.
E kjo disfatë sipas tij ka ardhur edhe në mungesë të fatit, transmeton Klan Kosova.
“Ukraina është kundërshtar shumë i fortë. Nuk patëm as fat, Miloti kishte shans, pas devijimit shënoi Ukraina.”
Deri në minutën e 82-të ishim në ndjekje. Niveli i lojës ishte shumë i lartë, angazhimi ka qenë shumë më i madh se herën e kaluar.”
"Më dhimbset ekipi, nuk patëm fat.”
“Kemi luajtur me mbrojtje më të organizuar, lojtarë më të freskët në mënyrë që ta ruajmë rezultatin.
“Një pikë po ta merrnim, nuk do t’i kërkonim falje dikujt.”
“Kosova e ka filluar rrugën e saj, patëm dy ballafaqime me kundërshtarë të fuqishëm.”, ka përfunduar Bunjaki.