Leipzigu luftën për titull do të provojë ta vazhdojë edhe këtë javë kur takohen me ish-skuadrën e trajnerit të tyre, Julien Naggelsman në një duel që vlen shumë sa i përket arritjes së objektivave.
20:30 LEIPZIG - HOFFENHEIM ART SPORT 1
Leipzig duelon me Hoffenheim në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të në elitën e futbollit gjerman, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo ndeshje luhet në “Red Bull Arena” me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Leipzig mban pozitën e dytë në renditje me 60 pikë në 28 duele nga të cilat kanë arritur 18 fitore, gjashtë barazime dhe katër disfata.
Nga ana tjetër, Hoffenheim deri tash ka luajtur 28 duele prej të cilave ka 31 pikë dhe mban pozitën e 12 të renditjes.
Këto dy skuadra kanë luajtur 10 takime mes tyre, nga të cilat gjashtë janë fitoret e Leipzigut, dy barazime dhe dy fitore të Hoffenheim.
Leipzig, 11-shja e mundshme titullare:
Gulasci – Upamecano, Halstenberg, Mukiele, Adams – Sabitzer, Kampl, Forsberg – Nkunku, Sorloth, Olmo.
Hoffenheim, 11-shja e mundshme titullare:
Baumann – Grillitsch, Adams, Richards – Kaderabek, Sammasekou, Rudy, John – Kramaric, Dabbur, Bebou.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.