Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth arrestimit të tre qytetarëve të kësaj komune nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare.
Bulliqi tha se dyshohet se arrestimi i tyre është si hakmarrje për situatën në veri.
"Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit", tha Bulliqi.
Numri një i Podujevës theksoi se arrestimi i tyre është i papranueshëm.
"Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre", tha ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
https://klankosova.tv/arrestohen-dy-kosovare-nga-policia-serbe-ne-merdare/