Lajmet e fundit

Naira Organesyan, një fotografe ka krijuar një projekt me titull "bukuritë e gjakut të përzier" i cili synon të tregojë se si fëmijët e prindërve që kanë kombësi të ndryshme shpesh shfaqin një lloj të veçantë të bukurisë, transmeton Klan Kosova.
Për ta reklamuar këtë ide, ka shkruar një shpallje në internet dhe ajo u habit shumë kur mori përgjigje nga më shumë se 200 prindër.
Fotografja tregon se e kishte shumë të vështirë përzgjedhjen e fëmijëve pasi sipas saj të gjithë ishin të bukur dhe dëshironte që t'i përfshinte të gjithë në projektin e saj.
Tani ne e kuptojmë se pse martesat ndërkombëtare janë kaq të njohura këto ditë:
Eva: Babai i saj është nga Korea ndërsa nëna nga Rusia, Ukraina
Timur: Babai i tij nga Azerbejxhani ndërsa nëna nga Rusia