Poeti Halil Matoshi në emisionin KultOra të Klan Kosovës e ka komentuar filmin e regjisorit Ron Howard, "Një mendje e bukur", që kishte dalë në kinema më 2001.
Ky film i bazuar në jetën e matematikanit, John Nash, flet për gjenialitetin e tij në këtë fushë, si dhe në atë të ekonomisë, teksa njëkohësisht vuan nga skizofrenia paranojake.
"Bukuria kulmore, po them ndoshta, iu përket hyjnive, iu përket forcave që s'janë shumë njerëzore, prandaj edhe në këtë rrugë e sipër njeriu edhe mund ta humbë udhën sikur John Nash në këtë rast", thotë Matoshi për mendjen e Nash.
Në videon e bashkëngjitur mund ta dëgjoni përshtypjen e plotë të Matoshit:
Në intervistën "Një libër, një film, një këngë", mysafirët ftohen të flasin për një libër që s'e kanë lexuar më parë, për një film që s'e kanë shikuar më herët, si dhe për një këngë që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë.
Pasi të jenë njoftuar me këto tri vepra, ata vijnë dhe i japin përshtypjet e tyre të përgjithshme mbi to, duke u synuar kështu dhënia e një interpretimi të freskët dhe autentik për këto krijime artistike.
https://www.youtube.com/watch?v=YT2GHez_r04
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.