Lajmet e fundit

Nëse ndonjëherë do të ndiheni të pasigurt rreth pamjes suaj, pasi ta keni parë ndonjë reklamë bukurie, lëshojani një sy videos së mëposhtme, e cila është publikuar nga Rare Digital Art, kompani kjo e cila merret me editimin e fotografive për brende të njohura, si Vogue dhe H&M.
Themeluesja e kësaj kompanie, Elizabeth Moss, ka deklaruar se arsyeja e publikimit të kësaj videoje ishte që t’i tregojë njerëzve se sa mashtruese mund të jetë industria e modës.
Sipas saj, rregullimi i një fotografie të tillë përmes kompjuterit i merr kohë përafërsisht deri në gjashtë orë.