Lajmet e fundit

Kohën e fundit kanë hyrë në trend videot tre minutëshe që përshkruajnë për shembull bukurinë gjermane në 100 vjetët e fundit ose 100 vitet e bukurisë amerikane.
Në këto video shihet një grua e bukur përgjatë historisë një shekullore, transmeton Klan Kosova.
Por kjo gjë nuk ia ka pëlqyer blogeres Karolina Zebrowska, e cila shprehet se këto video janë larg realitetit.
“Si një person që më interson historia e modës dhe bukurisë kjo gjë më të vërtetë më ka penguar”.
“Standardi i bukurisë që këto video paraqesin janë vetëm steriotipe të dekadave më herët”, u shpreh Zebrowska.
Steriotipet që Zebrowska përmend janë duke e injoruar gruan reale që ka jetuar në shekullin e XX-të.
Këto video sipas saj po dëshirojnë të na bëjmë ti kujtojmë gratë e shekullit të kaluar si perfekte e jo reale.
Kështu që Zebrowska ka realizuar një video të saj të titulluar “Bukuria përgjatë dekadave”, duke dëshiruar të portretizojë modës dhe gruan e vërtetë të shekullit të kaluar.