Bujar Shabani ka bërë të ditur se përmes një marrëveshjeje të përbashkët me Dritën, ka ndarë rrugët me klubin nga Gjilani.
Mesfushori i cili ishte pjesë e Dritës për gjashtë vite, këtë të diel e bëri të ditur lajmin për largimin e tij, njofton Klankosova.tv.
“Pas një periudhe gjashtë vjeçare vjen edhe momenti kur duhet ti themi lamtumirë njëri tjetrit, ky është profesioni jonë andaj duhet ta pranojmë edhe ndarjen”, tha Shabani në facebook.
Shabani në sezonin 2020/21, ka pasur 34 paraqitje në Superligën e Kosovës në Futboll, me katër gola dhe tre asistime.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.