Lajmet e fundit

Ky model luksoz është prodhuar prej vitit 1927 deri më 1933, teksa prej prodhimit kanë dalë vetëm shtatë njësi. Megjithatë, është i rëndësishëm, sepse është vetura më e madhe që Bugatti e ka prodhuar ndonjëherë.
Sipas raportit, thuhet se do të huazohet platforma e Porsche J1, që është shfrytëzuar te Taycan. Vetëm se ky Bugatti Royale do të jetë tërësisht elektrik, që do të ketë kapacitet të lartë.
Nuk pritet që kjo limuzinë të lansohet para vitit 2023, që i japë mundësi të punohet sa më shumë në qelizat e baterisë.