Lajmet e fundit

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon, do t’i kryejë testet mjekësore te Paris Saint-Germain këtë të premte, raporton mediumi L’Equipe.
Kalimi i tij te ky klub do të zyrtarizohet të hënën, kur edhe do të prezantohet në media.
40 vjeçari është aktualisht agjent i lirë, pas largimit të tij nga Zonja e vjetër në fund të qershorit, kur edhe përfundoi kontrata e tij.