Lajmet e fundit

Portieri Gianluiggi Buffon është rikthyer pas 26 vite tek skuadra ku e nisi karrierën, Parma.
Italiani ishte transferuar në vitin 1995 nga Parma tek Juventusi, për tu bërë një legjendë e klubit në fjalë, transmeton Klan Kosova.
43 vjeçari e mbylli karrierën te Juventus, pasi në dy vitet e fundit nuk ishte zgjedhja e parë për të mbrojtur portën e ‘zebrave’.
Parma në edicionin e fundit ra nga Serie A e Italisë, pasi u rendit e fundit me vetëm 20 pikë në 38 xhiro.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1407377197350932481?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fbuffon-rikthehet-aty-ku-e-nisi-karrieren-para-26-vitesh%2F