Lajmet e fundit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se shpreson që të luajë deri në vitin 2018.
Buffon ka thyer rekordin e Alessandro Del Piero prej 48,794 minutave të luajtura për Juventusin.
Këtë rekord ai e ka arritur në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach në barazimin 0:0 në Champions League.
Buffon ka thënë se dëshiron që të arrijë shifrën prej 50.000 minutave të zhvilluara.
“Jam i lumtur për rekordin, po them se kam ende për të dhënë”.
“Njëra nga objektivat e mia është që të mund të luajë deri në vitin 2018”, ka thënë Buffon. transmeton Klan Kosova.