Lajmet e fundit

Buffon njeriu i rekordeve. Sa herë që gardiani i portës së Juventusit, Gianluigi Buffon, pëson një gol, fillon të ndihet i dobët, njësoj sikur dikush të ishtë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.
Kështu është shprehur vetë 38-vjeçari përpara disa javësh.
Këtë ndjesi portieri e përjetoi në takimin ndaj Sampdorias përpara 51 ditësh, kur Antonio Casano arriti ti shënonte gol Buffonit dhe që nga ai takim e deri më sot, kapiteni bardhezinjve në kampionat e ka ruajtur portën e kampionëve të Italisë të paprekur për plot 746 minuta.
Rekordi i takon atij por si një profesionist i vërtetë ai nuk nguron ta ndaj atë edhe me shokët e tjerë të skuadrës. Juventus ka një mbrojtje solide por edhe atëherë kur ajo vihet në vështirësi, Giggi u kujton kundërshtarëve se duhet mundur dhe ai, sic ishte rasti i sulmuesit të Interit Eder në Derbi.
Por Buffon nuk mjaftohet me kaq pasi ai kërkon të thyej rekordin e legjendës Dino Zoff me 903 minuta pa pësuar gol dhe atë të Seba Rossi me 902 minuta dhe për ta arritur këtë atij do ti duhet të rezistojë dhe 183 minuta të tjera, konkretisht në takimet ndaj Atalantës dhe Sasuolos.
Rekord mbas rekordi të cilat Buffon i hedh poshtë njësoj si të ishtë në një lojë Boëling. Rekordi i rradhës që duhet mundur është ai ndeshjeve të luajtura ku rival ka ish-kapitenin e bardhezinjve Alesandro Del Piero i cili ne total numëron 705 takime të luajtura kundrejt 569 që ka Buffon dhe për një kampion sic është Giggi asgjë nuk është e pamundur./supersport.al