Lajmet e fundit

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij ndonjëherë korrin fitore që nuk është plotësisht e merituar.
Shembull konkret ka marrë ndeshjen e mbrëmshme kundër Maqedonisë, që Azzuri e fitoi 3:2 në Shkup.
“Ishte ndeshje shumë e fortë.”
“Avancuam të parët por që më pas nuk ishim të aftë për të menaxhuar. Lejuam kundërshtarin që të krijojë shumë raste shënimi, gjë çka ne nuk e bëmë.”
“Ne në çdo ndeshje japim zemrën dhe shpirtin, por që ndonjëherë edhe fitojmë pa qenë meritor”, ka thënë Buffon./Klan Kosova.