Lajmet e fundit
Asi i Juventus e ka pranuar se skuadra është favorit, por ka deklaruar se kjo gjë nuk lë vend për komoditet pasi mund të turpërohen nëse nuk janë në nivel

Gianluigi Buffon ka thënë se Italia mund të turpërohet nga Lihtenshtajni në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.
Azurët pritet që të kryesojnë Grupin G pas përballjes me shtetin e vogël, por Buffon ka thënë se duhet pasur shumë kujdes me ta.
"Këto lloj ndeshjesh janë më të komplikuarat për një portier".
"Në letër ne jemi favoritë, por duhet pasur shumë kujdes, pasi mund të turpërohesh nga kundërshtari".
"Shpresoj që ta mbajmë të paprekur portën".