Lajmet e fundit

Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon ka thënë se ndihet krenar me performancën e klubit të tij pavarësisht se ata u eliminuan nga Champions League.
Kampioni i Serie A u duk se është në rrugë të mirë drejt çerekfinales, pasi ata në 45 minutat e parë kishin krijuar epërsi 0:2 me golat e Pogba dhe Cuadrado.
Më pas shënoi Lewandowski dhe Muller në minutën e 91-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në kohën shtesë ishin Alcantara dhe Coman që përmbysen gjithçka për ma mposhtur Juventusin 4:2 dhe për të kaluar në rrethin tjetër.
“Kjo është një humbje që na bënë të kuptojmë se jemi më të mirë sesa sezonin e kaluar. Ne po largohemi nga kjo garë me kokën lartë”.
“Rezultati në futboll varet nga shanset e krijuara. Ata sulmuan shumë në pjesën e dytë dhe morrën epërsinë”, ka thënë Buffon, transmeton Klan Kosova.