Lajmet e fundit
Gianluiggi Buffon: Finalet e Championsit janë kthyer në një mallkim për Juventusin.

Gianluiggi Buffon në Berlin humbi një tjetër finale Championsi pas asaj të Old Trafford në vitin 2003, prandaj zhgënijmi ka prekur atë më shumë se cdo kënd tjetër.
Në intervistën përpara mediave portieri legjendar i bardhezinjëve pranoi superioritetin e sulmit të Barcelonës duke theksuar se përballë tre lojtarëve të tillë si Messi-Suarez dhe Neymar, Juventusi nuk mund të bënte më shumë, transmeton supersport.al.
“Besonim shumë se mund ta fitonim këtë trofe të magjishëm”.
“Nuk ja dolëm dot dhe më duhet të pranoj faktin që ndeshjen e fitoi ekipi më i mirë”.
“Në futboll kjo gjë ndodh shpesh dhe u përsërit sërish në Berlin”.
“Gjithsesi e rëndësishme ishte që ne u shfaqëm një ekip kompetitiv edhe pse përballë kishim një skuadër shumë të fortë”.
“Finalet e Championsit janë kthyer në një mallkim për Juventusin”.
“Në ndeshje të tilla finale nëse je skuadra më e mirë ke më shumë shanse për të fituar, ne nuk ishim favoritë dhe kështu duhet të përfundonte”.