Gianluigi Buffon është i adhuruar ndër shqiptarë, pasi ai është një nga portierët më të mirë në histori të futbollit – nëse jo më i miri – por, tani shqiptarët do ta kenë edhe një arsye më tepër për ta dashur italianin, shkruan Klan Kosova.
Ai, bashkë me komentatorin shqiptar të futbollit, Dritan Shakohoxha, ka bërë shqiponjën me duar – simbolin unfikues të shqiptarëve dhe veprim që futbollistët shqiptarë e bëjnë gjithandej nëpër botë.
Buffon ishte i pamposhtur mbrëmë dhe nuk lejojë lojtarët e Shqipërisë që t’ia tundin rrjetën, ndaj dhe Italia nxori rezultat pozitiv kundër kuqezinjve duke fituar 2-0.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.