Kapetani i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka një fans të çmendur.
Gio është aq i çmendur pas tij sa për ta vërtetuar ai ka bërë fytyrën e Buffon tatuazh në këmbë, transemton Klan Kosova.
Kur dëgjoi për këtë gjë, Buffon vendosi që është koha për t’ia shpaguar fansit të tij.
Gio u lumturua pa masë kur takoi idolin e tij por ajo që bëri portieri legjendar i Juventusit do i mahnitë të gjithë.
Ai ia ktheu Gio-s me të njëjtën monedhë, po pra bëri tatuazh fytyrën e fansit në krah.
Për më shumë mund ta shikoni videon më poshtë se si Gio mendon që po bëhet një dokumentar për tatuazhe, por me të vërtetë portieri që sipas Gios është numër një në botë bën tatuazh fytyrën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=pgWFwDUKytY
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.