Lajmet e fundit
Gardiani i Zonjës së Vjetër e ka pranuar se skuadra nuk është favorit në përballjen në Allianz Arena të mërkurën.

Gianluigi Buffon e ka pranuar se Juventusi nuk është favorit në përballje me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Serie A nga disavantazhi prej dy golave arriti ta barazojë rezultatin në ndeshjen e parë, por do ta ketë të vështirë pa treshen e lënduar Dybala-Marchisio-Chiellini.
“Suksesi i tyre në pesë vjetët e fundit tregon se Bayern është skuadra më e fortë. Por të shohim çka do të ndodhë të mërkurën”.
“Jemi skuadër e fortë aq sa për t’ia bërë të vështirë Bayernit. E mërkura do të jetë rast i mirë për ta treguar veten”.
“Do të na duhet të jemi më pak nervozë dhe të kemi ndikim në ndeshje nga fillimi”.