Lajmet e fundit

Në vitin që po e lëmë pas kur COVID-19 ndryshoi botën, Rraci bashkëjetesën me pandeminë e ktheu në art.
“E mira e artit është që mund të mishërohesh në çdo situatë dhe përjetimet që i ndjen mund t'i kthesh në punë. Edhe jo e mira nganjëherë të shtynë të bësh mirë dhe gjëra të bukura”, ka thënë Rraci për klankosova.tv.
“Në fillimin e pandemisë qëndisja me ngjyra në muret e shtëpisë sime e kur masat e pandemisë ndryshuan, ngjyrat dhe brushat e mia dolën dhe jashtë shtëpisë”.
Se a gjen përkrahje nga institucionet si piktore, ajo thekson se jeton më idenë për të punuar për një publik të gjerë dhe se institucionet nuk i përmenr fare.
“Unë mund edhe të gabohem, por ç'rëndësi ka, jetoj me idenë që të punoj vet, për një publik të gjerë për ata që e duan të bukurën, nuk cek asnjëherë institucione se ia humbi vlerën artit”.
Puna e piktores kaloi kufijtë e Kosovës, pasi ajo në 2020-ën mori edhe vëmendje në mbarë botën. Ishte pikturimi i një mjekeje në muret e lagjes “Dragodan” në Prishtinë që bëri bujë.
Sipas autores, kuptimi i kësaj vepre ishte një falënderim për punën e stafit shëndetësor gjatë kohës së pandemisë.
Ishte revista e njohur “Time”, e cila publikoi fotografinë e autores në një shkrim që iu dedikua në shenjë falënderimi të gjithë mjekëve që kontribuan në luftën ndaj COVID-19.
“Kjo vepër realisht hyn në radhët e punëve që dikush ma ka kërkuar ta realizoj. "Yesspharma" duke dashur të falënderojë ata që më së shumti sakrifikuan dhe u munduan në këtë kohë pandemie, më kontaktuan që ta realizoj veprën në fjalë”.
Rraci ka thënë se publikimi në “Time” i punës së saj i erdhi në një kohë zymtësie që pohon se ia ka ndritur veprimtarinë e saj.
“Ndjehem...huh!! E vlerësuar sa më s'ka, e fortë e përmbushur artistikisht”.
“Publikimit në "Time" i ka parapri Ambasada e Kosovës në Tajlandë, ajo ishte një ugur i mirë për rrjedhën e rëndësisë që mori vepra. Kjo ambasadë vendosi që ta mirëpërdor punën time duke e shndërruar atë në kartolinë të fundvitit e me anë të saj t'i falënderojë heronjtë e 2020-së”, ka thënë Rraci në një intervistë për klankosova.tv.
Këtu më poshtë keni disa krijime të tjera të punë Marigona Rracit: