Lajmet e fundit
Ish shefi i stafit mjekësor të Liverpoolit, Peter Brukner, beson se veprimet e doktoreshës së bluve ishin të arsyeshme.

Sipas ish shefi të stafit mjekësor të Liverpoolit, Jose Mourinho duhet t’i kërkojë të falur doktoreshës Eva Carneiro pas turpërimit publik që i bëri ditë më parë.
Pas një lëndimi të Hazardit, ajo kërkoi që reprezentuesi i Belgjikës të nxirret jashtë fushe për t’u trajtuar, duke e lënë Chelsean me vetëm tetë futbollistë, pasi më parë ishte përjashtuar nga loja Thibaut Courtois.
Pas ndeshjes Mou tha se veprimi i saj ishte “impulsiv dhe naiv” dhe se “ajo nuk e kupton lojën”.
Por, Brukner e përkrahë vendimin e doktoreshës, ndërsa mendon se Mou duhet të kërkojë të falur.
“S’është vendim i menaxherit”.
“Doktori nuk i tregon atij se si të luajë, pra formacionin”.
“Ajo kishte të drejtë, ndërsa menaxheri ishte 100% i gabuar. Ai duhet të kërkojë të falur”.
“Ajo u turpërua publikisht, pavarësisht se nuk gaboi aspak”.