Aktori amerikan Bruce Willis ka pranuar "ishte një gabim në gjykim" pasi u pa pa maskë në një barnatore në Kaliforni gjatë fundjavës.
"Jini të sigurt atje të gjithë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maska " , i tha ylli i serisë së filmave “Die Hard” në faqen e internetit të America's People.
W
illis, 65 vjeçar, thuhet se iu kërkua të largohej nga barnatorja në Los Angeles nga një prej punonjësve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kalifornia - e cila është goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit - ka rregulla të rrepta anti-COVID.
Shteti amerikan tani kërkon që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në vende publike - por edhe kur largohen nga shtëpitë e tyre.●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.