Legjenda e muzikës amerikane, Bruce Springsteen, e ka publikuar albumin LIVE “Streets of Philadelphia” të cilin e kishte incizuar në një koncert më 1999 në “First Union Center” të Philadelphia-s.
Pjesë e këtij albumi është padyshim edhe bendi i tij përcjellës, The E Street Band, që ka kontribuar në tingullin dhe tonin unik të të ashtuquajturit Bos.
Albumi bart emrin e këngës që Springsteen e kishte shkruar për filmin “Philadelphia” për çfarë edhe ishte shpërblyer me Oskar për këngën më të mirë.
Që nga regjistrimi i kësaj kënge, Springsteen e ka kënduar atë vetëm tetë herë, dhe versionin e vitit 1999 mund ta dëgjoni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=YOQy822X1SM&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.