Bruce Springsteen dhe vokalisti i bendit Houserockers, Joe Grushecky, janë bashkuar për një këngë të re proteste anti-Trump, me titull “That’s What Makes Us Great”, që në shqip do të thotë “Kjo Është Ajo Që Na Bën Të Mëdhenj”.
Sipas Pittsburgh Post-Gazette, Grushecky veç se e kishte pasur këtë këngë, para se Springsteen të fliste për një bashkëpunim.
“Ia dërgova atij dhe ai e pëlqeu. I thashë ‘çfarë mendon sikur të këndosh në të?", shpjegoi Grushecky.
Grushecky vazhdoi të thotë që Trump e kishte humbur votën e tij “në momentin që filloi të tallej me njerëzit me nevoja të veçanta. Si mundet një person si ai të jetë president i Amerikës?”.
Ju mund ta dëgjoni këngën “That’s What Makes Us Great” në ueb-faqen e Grusheckyt.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.