Bruce Springsteen u arrestua në New Jersey tre muaj më parë dhe u akuzua për vozitje në gjendje të dehur, thanë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Veterani i rock-ut u përmend gjithashtu për konsumimin e alkoolit në një zonë të mbyllur të një parku kombëtar në të njëjtën ditë, 14 nëntor.
Ai do të paraqitet në gjykatë "në javët e ardhshme".
Një zëdhënëse e Shërbimit të Parkut Kombëtar tha se Springsteen, 71 vjeç, ishte "bashkëpunues gjatë gjithë procesit".
Springsteen, i quajtur shpesh si "The Boss", ka pasur një karrierë që zgjat më shumë se pesë dekada, me shumë nga këngët e tij që përshkruanin shtetin e tij të lindjes New Jersey.
Arrestimi i tij erdhi disa javë pas publikimit të albumit të tij të 20-të në studio, "Letter to you".
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.