Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Milan, Christian Brocchi duket se është gati për aventurën e tij të re në krye të stolit të kuqezinjve.
Ai ka folur për transfertën ndaj Sampdorias dhe duket se i ka idetë e qarta dhe se nuk i trembet së ardhmes:
“Besoj se kundër Sampdorias do të luajmë me formacionin 4-3-2-1. Sigurisht që jo në cdo takim të mbetur në do të luajmë me ketë skemë".
"Në rolin e trekuartistit besoj se do të vendos njërin mes Bonaventura ose Kaisuke Honda. Dua nga lojtarët e mi një lojë me pasa në mesfushë, nuk me pëlqen pjesa ku topi nis me një krosim që nga mbrojtja në drejtim të sulmit.”
Më tej Brocchi u shpreh se dëshiron nga të gjithë lojtarët e tij të japin maksimumin në fushën e lojës, gjithashtu ai foli dhe për sulmuesin e Milanit Mario Balloteli:
“Dua që futbollistët e mi të japin maksimimumin ndaj Sampdorias . Kam besim tek ta. Përsa i përket Balotelit kam folur më të dhe më ka premtuar se do te përpiqet maksimimalisht".