Britney Spears po flet mes spekulimeve për jetën e saj.
39 vjeçarja postoi një video të saj duke vallëzuar dhe foli për mediat, si dhe dokumentarin e fundit “Framing Britney Spears”.
“Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë me thashetheme dhe gjykime gjatë tërë jetës time. Unë kam qenë e ekspozuar tërë jetën time duke performuar para njerëzve. Duhet shumë forcë dhe besim, unë gjithmonë jam gjykuar shumë, jam fyer, jam zënë ngushtë në media dhe njësoj vazhdon edhe sot”, ka shkruar ajo.
“Ndërsa bota vazhdon të kthehet dhe jeta vazhon, ne ende mbetemi kaq të brishtë dhe të ndjeshëm si njerëz. Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo që pashë u turpërova nga drita që më vendosën, qava për dy javë. Ende qaj ndonjëherë. Unë bëj atë që mundem për veten time për të provuar dhe mbajtur gëzimin tim, dashurinë dhe lumturinë. Vallëzimi çdo ditë më sjell gëzim. Unë jam këtu për të qenë perfekte, jam këtu për të përcjellë mirësi”, vazhdoi ajo, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.