Britney Spears po feston për veten.
Këngëtarja 42-vjeçare postoi në Instagram një video të saj duke vallëzuar në dhomën e ndejës me një fustan të bardhë mëndafshi, duke thënë se “u martua me veten”.
“Dita kur u martova me veten. Mendoj se është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Britney, transmeton Klankosova.tv.
Ky postim vjen pasi divorci i saj dhe ish-bashkëshortit Sam Asghari u finalizua më 2 maj. Çifti, i cili u martua në qershor të vitit 2022, njoftoi ndarjen e tyre në gusht 2023.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.