Pedofilët dhe përdhunuesit në Britani të Madhe mund të kastrohen, sipas planeve të reja të qeverisë.
Sekretarja e Drejtësisë, Shabana Mahmood thuhet se po shqyrton planet për ta përhapur trajtimin në 20 burgje në Angli dhe Uells, përpara një programi mbarëkombëtar. Sipas burimeve, ajo po shqyrton nëse Britania mund ta adaptojë metodën e përdorimit të medikamenteve për të zvogëluar dëshirën seksuale.
“Për një kohë shumë të gjatë, ne kemi mbyllur sytë ndaj kërcënimit që paraqesin abuzuesit seksualë, duke i konsideruar zgjidhjet shumë të vështira ose të pakëndshme”, tha një burim qeveritar për “The Sun”, transmeton klankosova.tv.
Gazeta raporton se planet për një projekt-pilot të vogël vullnetar janë refuzuar për shkak se nuk janë mjaftueshëm të ashpra.
Kastrimi është përdorur tashmë në disa shtete të ShBA-së, përfshirë Kaliforninë, për abuzuesit që janë liruar me kusht. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.