Lajmet e fundit

Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë duke u nisur për nga siguria.
Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë, thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.
Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Qadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.
Kurse, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, cilësohen si vende në të cilat qeveria britanike s’ua rekomandon udhëtimet shtetasve të saj.
Si pjesë të rrezikshme për të udhëtuar, zyra e Punëve te Jashtme Britanike e ka futur edhe një pjesë të madhe të Rusisë, sidomos lokacionin në kufi me Ukrainën.