Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se dorëzimi më i madh i ndihmave të Mbretërisë së Bashkuar për Gazën ka mbërritur.
“Më shumë se 2 mijë tonë ndihma ushqimore që hynë në Gaza përmes korridorit tokësor jordanez po shpërndaheshin nga Programi Botëror i Ushqimit dhe do të ushqejnë më shumë se 275 mijë njerëz", u tha në njoftim.
Ministria njoftoi se çdo pako ushqimore është projektuar për një familje pesë anëtarëshe, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
" Çdo pako ushqimore është projektuar për një familje pesë anëtarësh dhe përbëhet nga perime të konservuara, mish dhe hurma. Paketa mund të plotësojë gjysmën e nevojave ditore të kalorive”, ka thënë tutje ministria.