Lajmet e fundit

Në Skoci dhe Uells, votuesit po vendosin për përbërjen e parlamenteve të tyre kombëtare, të cilat kanë përgjegjësi për shërbime kyçe si shëndetësia dhe strehimi, duke përcaktuar kështu drejtimin e qeverisjes lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në Angli janë në garë rreth 5,000 vende në 136 këshilla lokalë dhe gjashtë bashki, që menaxhojnë shërbime të rëndësishme si kujdesi social, bibliotekat dhe menaxhimi i mbeturinave.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 22:00, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen gjatë natës.