Lajmet e fundit

Kanabisi terapeutik do të legalizohet në Britaninë e Madhe dhe do të mund të përdoret vetëm me përshkrim të mjekut, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Britanik, Sajid Javid, përmes një komunikate për shtyp, përcjell Klan Kosova.
Sipas tij, qëllimi i legalizimit është në të mirë të pacientëve me nevoja mjekësore.
Përpos kësaj, ministri Javid e ka përjashtuar mundësinë se ky është hapi për të legalizuar kanabisin rekreativ.
Për më tepër, kanabisi terapeutik pritet të legalizohet në vjeshtë.