Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të kryesojnë një takim me aleatët sot për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Teherani në fakt e ka mbyllur rrugën ujore kritike pranë bregdetit të Iranit në përgjigje të sulmeve amerikane-izraelite, ndërsa ShBA-ja ka filluar bllokadën e tyre ndaj porteve iraniane, të cilat kanë çuar në një rritje të çmimeve globale të energjisë, shkruan
BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 40 vende pritet të bashkohen në takimin e kësaj pasditeje, tha zyra e Keir Starmer, duke shtuar se udhëheqësit do të "përqendrohen në mbështetjen e armëpushimit të brishtë në rajon dhe në sigurimin që rrugët e transportit detar të rihapen dhe të sigurohen përmes Ngushticës për një kohë të gjatë".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.