Lajmet e fundit

Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Charles Betty (95 vjeçar), bëhet personi më i vjetër në Britani të Madhe që i është dhënë titulli i doktoraturës.
Veterani Betty, tani mban titullin Doktor i Filozofisë pas përfundimit të temës me 48.000 fjalë të titulluar ''Përse anglezët që jetojnë në Spanjë po kthehen në Britani'', njofton Klan Kosova.
Ai u zhvendos nga Costa del Sol në vitin 1986, përfundoi studimet online për një periudhë pesë vjeçare dhe në të njejten kohë po kujdesej për gruan e tij, Eileen (93 vjeçare) me aftësi të kufizuara.
''Unë vërtetë nuk kam menduar kurrë që të studioj, mirëpo kur u ktheva në shtëpi pas luftës pash njoftimet ku thuhej se vendi do të ketë nevojë për shumë mësues dhe kushdo që është i interesuar mund të aplikojë'', kishte thënë Betty.
Ndërsa gruaja e tij, Eileen, e cila udhëtoi me të në Britani të Madhe për ceremoninë e tij të diplomimit, tha: ''Unë mendoj se është një gjë e mrekullueshme dhe unë jamë jam veçanërisht krenare për të''.