Lajmet e fundit

Brikenda është sqaruar për deklaratën e saj që e ka dhënë në Big Brother VIP Kosova 2 sa ishte brenda se nuk mundet të punojë për një pagë me 400 euro.
Ajo në Big Talk Kosova ka theksuar se deklarata e saj është keqinterpretuar dhe se nuk ka pasë asnjë qëllim që të ofendojë ndokënd që punon për atë shumë.
Sipas saj, poenta ka qenë që nëse ajo arrin kulmin në karrierë si këngëtare nuk mundet të shkojë të punojë në një dyqan dhe ta shohin adhuruesit e saj aty.
“Unë si këngëtare nuk dua të punoj edhe në një butik, shembull që njerëzit të më shohin mua. Unë kam dashtë ta përmbledhi në këtë mënyrë, nuk dua njerëzit të vijnë e të më takojnë njerëzit mua në një butik me shit tesha nëse unë jam këngëtare”.
“Unë kam biznes timin dhe fitoj më shumë se 400 euro. E ceka shumë mirë profesioni im dhe puna ime që më bëjnë të ndjehem ashtu që unë të mos punojë për 400 euro. Tema ka qenë që unë nëse dhezi, nëse jam në atë pikë të kulmit të karrierës nuk do të punoja, se nuk do të kisha mujt që fansat e mijë të vijnë dhe të më takojnë. Nuk besoj që ajo deklaratë më ka penalizuar aspak”.
Ndërt tjera, ajo u pyet se po t’i qëllonte bileta e kthimit çfarë do të bënte, ish-banorja u përgjigj: “Atëherë do të hyja me strategji nëse brenda dhe në publik nuk pranohet një njëri i vërtetë me agresivitet e kam parë që ata njerëz po përkrahen, kisha hyrë shumë më ndryshe”.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: