Çmimi për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” i është ndarë dramaturges Brikena Sopi, për veprën “Hekurudha”.
Ajo u shpreh shumë e nderuar për vlerësimin, ndërkohë që ministri i kulturës, Hajrullah Çeku u shpreh se kjo formë po përdoret edhe si instrument që pos shpërblimit për më të mirët nxitë edhe talent të tjerë.
Herëve tjera ndaheshin tre çmime, ndërkaq tash u vendos vetëm për vendin e parë, dhe njëra nga anëtaret e jurisë, Dorentina Basha, tregoi për vlerësimin e lartë për veprën e Sopit, duke e cilësuar dramën “Hekurudha” si psikologjike, e që trajton fërkimet mes traditës moderne, gjinisë, familjes dhe individi brenda një shoqërie të ngujuar mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Për dramën që trajton historinë e të qenit grua në një shoqëri në tranzicion, votat e jurisë ishin unanime.
https://www.youtube.com/watch?v=hqjd5JMdoeg&t=26s&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.