Lajmet e fundit

Brightoni ka shënuar fitore 4:2 ndaj Tottenham Hotpsurs në xhiron e 19-të të Premier Ligës.
Jack Hinshelwood në minutën e 11-të, Joao Pedro nga penaltia në të 23-tën dhe 76-tën si dhe Pervis Estupiniani në të 63-tën ishin shënuesit te vendësit.
Ndërkaq Ben Davies dhe Alejo Velizi në minutat 81’ dhe 85’ ishin golashënuesit te mysafirët.
Me këtë fitore Brightoni zë vendin e tetë me 30 pikë, ndërkaq Tottenhami mbetet me 36 në të pestin.